back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Raporti i KE është alarm për drejtësinë/ "Rama e përdor si...

Berisha: Raporti i KE është alarm për drejtësinë/ “Rama e përdor si propagandë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përhapje të qëllimshme të dezinformimit në publik, në reagim ndaj raportit të Komisionit Evropian për sundimin e ligjit në Shqipëri. Sipas Berishës, raporti zbulon një situatë dramatike të shtetit ligjor në vend, ndërsa qeveria mundohet ta paraqesë si sukses.

“Ky raport, me objektivitet të plotë, zbërthen situatën dhe tregon se shteti ligjor në Shqipëri është i groposur. Krahas korporatave të energjisë dhe investimeve, janë krijuar edhe korporatat e drejtësisë me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Artur Metanit,” tha Berisha në një deklaratë për mediat.

Ai akuzoi qeverinë për përdorimin e institucioneve publike për qëllime propagandistike, duke përmendur që deklaratat e shpërndara nga Kuvendi dhe Presidenca janë të njëjta dhe sipas tij të hartuara nga zyra e shtypit e kryeministrit.

“Jemi përballë një propagande mashtruese, të paprecedent në ndonjë vend tjetër të Europës. Çdo komunikatë e presidencës dhe e Kuvendit është kopje e njëra-tjetrës. Të dyja janë produkt i zyrës së Endri Fugës, njësoj si komunikatat që lexon Pëllumbesha Spiropali,” theksoi ai.

Në vijim, Berisha kritikoi edhe mbulimin mediatik të disa ngjarjeve të fundit, duke akuzuar mediat kombëtare për servilizëm ndaj qeverisë dhe për raportime “të porositura” nga zyra e kryeministrit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat