back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 21 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaKryemadhi në SPAK: Mami është më snajper se unë, mos e fusni...

Kryemadhi në SPAK: Mami është më snajper se unë, mos e fusni në skaner

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku iu komunikua mbyllja e hetimeve ndaj saj, në kuadër të një dosjeje të zgjeruar mbi pasurinë dhe aktivitetet financiare të saj dhe bashkëshortit, Ilir Meta.

Kryemadhi shfrytëzoi daljen publike për të ironizuar procedurat e ndjekura nga SPAK, duke iu referuar thirrjes së nënës së saj një ditë më parë, më 28 korrik, në Prokurori për të njëjtën çështje.

“Mamin tim ma kishit nxjerrë shumë bukur dje, pavarësisht se… Mos e fusni në skaner se i çekuilibron rrahjet e zemrës,” – tha ajo me humor, duke u kthyer nga gazetarët.

 “Është më snajper se unë ajo…”
Kryemadhi vijoi me një ton personal dhe familjar, duke e quajtur nënën e saj “më snajper” se vetja, ndërsa solli edhe një episod ironik nga jeta e të atit:

“Unë i kam ngjarë babit. Babai im i shkretë është përjashtuar katër herë nga partia, pesë herë është pranuar se ishte llafazan si puna ime. I shante njerëzit, u thoshte të vërtetat në sy.”

Ajo shtoi me ironi: “Në fund fitoi? Çfarë fitoi mi? Ka vdekur… është harruar.”

Dosja drejt gjykimit?
Burime pranë Prokurorisë së Posaçme bëjnë të ditur se komunikimi i mbylljes së hetimeve është hapi i fundit përpara dorëzimit të dosjes në Gjykatën e Posaçme për gjykim. Deri tani, procedura është ndjekur në të njëjtën kohë edhe për bashkëshortin e saj, Ilir Meta, ndaj të cilit u njoftua po sot përmbyllja e hetimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat