back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaInteresi bazë mbetet 2.5%/ Çfarë vendosi Banka e Shqipërisë këtë muaj?

Interesi bazë mbetet 2.5%/ Çfarë vendosi Banka e Shqipërisë këtë muaj?

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuara normat e interesit, pas shqyrtimit të Raportit të Politikës Monetare dhe analizës së zhvillimeve ekonomike dhe monetare në vend.

Sipas njoftimit zyrtar të institucionit, pas diskutimeve të detajuara mbi ecurinë aktuale dhe parashikimet për ekonominë shqiptare, u morën këto vendime:

Norma bazë e interesit do të mbetet në nivelin 2.5%.

Norma e interesit të depozitës njëditore mbetet 1.5%.

Norma e interesit të kredisë njëditore mbetet 3.5%.

Ky vendim sinjalizon një qasje të qëndrueshme të politikës monetare, në kushtet kur Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni dhe faktorët makroekonomikë janë në përputhje me objektivat afatmesme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat