Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe kryetarja e gjykatës së PD-së, Adriana Kalaja, ka hedhur një tjetër mesazh të koduar në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet për tensione dhe xhelozi brenda radhëve të selisë blu.
“Nuk është faji i kësaj peme të bukur, të gjatë e të drejtë, me shikimin larg, që është rrethuar nga pemë të shtrembta e shkurre. E kanë hak të xhelozohen, pasi kërkojnë ta bëjnë si veten por nuk munden,” – shkruan Kalaja.
Mesazhi vjen në një periudhë kur opozita përballet me sulme të brendshme dhe përplasje mes figurave kryesore, por pa përmendur emra konkretë. Postimi i saj i lë lexuesit hapësirë për interpretim, ndërsa nënteksti duket se flet për përballjen e individëve me integritet brenda një mjedisi politik të tensionuar.



