back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha u rikthehet akuzave për Irena Gjokën

Berisha u rikthehet akuzave për Irena Gjokën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj sistemit të drejtësisë, duke shënjestruar këtë herë gjyqtaren Irena Gjoka dhe prokurorin Altin Dumani.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Këshilli i Lartë Gjyqësor po mbron Gjokën, ndonëse sipas tij ajo ka konsumuar “tre vepra penale”, përfshirë mashtrime në deklarimin e pasurisë dhe në procesin e vetingut.

“Irena me 3 mbiemra ka justifikuar pasurinë me një hua të marrë në vitin 1996, duke iu referuar nenit 830 të Kodit Civil, i cili është futur në fuqi vetëm në vitin 2015. Ky është mashtrim trashanik, por KLGJ nuk merr asnjë vendim,” – tha Berisha.

Ai shtoi se sipas dokumenteve zyrtare me vulë apostile nga Gjykata e Janinës, Gjoka është dënuar me tre muaj burg. Megjithatë, sipas tij, Altin Troplini ka hapur një çështje pa emër “për ta mbrojtur me çdo kusht”.

“Troplini, i dekoruar sot nga Elvis Doçi, mbron Irenën sepse janë bashkëpunëtorë në krim. Kjo është fytyra e vërtetë e këtij sistemi,”  deklaroi Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat