Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se viti i ri shkollor 2025-2026 për arsimin bazë dhe arsimin e mesëm të lartë do të nisë më 8 shtator.
Sipas saj, maturantët e klasave të 12-a do të përfundojnë vitin shkollor më 29 maj 2026.
Manastirliu publikoi edhe kalendarin e pushimeve:
Pushimet e dimrit: 22 dhjetor 2025 – 2 janar 2026
Pushimet e pranverës (arsimi bazë): 30 mars – 3 prill 2026
Provimet kombëtare për klasat e 9-a të arsimit bazë do të zhvillohen nga 15 deri në 26 qershor 2026, ndërsa Matura Shtetërore do të mbahet nga 1 deri në 26 qershor 2026.
Regjistrimet online në “e-Albania” për klasat e para dhe të dhjeta do të vijojnë deri më 31 gusht 2025.
Manastirliu bëri me dije se edhe këtë vit librat do të shpërndahen falas para fillimit të shkollës. “Shkolla do të afishojë listën e librave dhe do të njoftojë datat dhe vendin e shpërndarjes,” – tha ajo.