Avokati dhe analisti i njohur Spartak Ngjela ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka renditur politikanët e lartë shqiptarë që aktualisht ndodhen nën hetim ose janë dërguar për gjykim nga SPAK për akuzat e korrupsionit dhe shkeljeve të tjera ligjore.
Në listën e publikuar nga Ngjela përfshihen emra të njohur të politikës shqiptare:
Sali Berisha – Dërguar për gjykim, gjithashtu përfshirë në aferën e njohur “Partizani”.
Ilir Meta – Ndodhet në qeli, i akuzuar për korrupsion dhe fshehje pasurie.
Fatmir Mediu – Në proces gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit.
Belind Këlliçi – Nën hetim për falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie.
Flamur Noka – Hetim për fshehje pasurie.
Asllan Dogjani – Dërguar për gjykim për fshehje pasurie.
Bardh Spahia – Marrë i pandehur për shpërdorim detyre.
Xhelal Mziu – Hetim për tenderë pastrimi gjatë kohës që ishte kryetar bashkie në Kamëz.
Dashamir Xhika – Hetime për tenderë gjatë drejtimit të ARRSH-së.
Luan Baçi – Hetim për fshehje pasurie.
Spartak Ngjela thekson se kjo listë tregon qartë se goditja penale ndaj korrupsionit në Shqipëri ka nisur të shndërrohet në një fenomen antikorrupsion. Ai vë në dukje se proceset gjyqësore pritet të zhvillohen më tej dhe se rezultatet e tyre mund të kenë pasoja të rëndësishme për skenën politike shqiptare.
“Na duhet të theksojmë se nuk janë pak. Të shohim se si do të zhvillohen proceset gjyqësore. Megjithatë, po kuptohet se goditja penale e korrupsionit ka hyrë në një fenomen antikorruosion në Shqipëri. Por duhet të shohim vijimin…”, shkruan Ngjela në statusin e tij.
Ky reagim i Ngjelës vjen në një kohë kur SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj figurave të larta politike dhe drejton vëmendjen publike tek lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të figurave publike nga abuzimet me detyrën.