back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetZjarret shkatërrojnë trashëgiminë/ Zhupa kërkon ekspertë për të shpëtuar objektet e kultit

Zjarret shkatërrojnë trashëgiminë/ Zhupa kërkon ekspertë për të shpëtuar objektet e kultit

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Ina Zhupa, ka kërkuar nga Ministria e Kulturës që të formojë menjëherë një grup ekspertësh për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga zjarret e fundit mbi objektet e kultit dhe për të përgatitur një plan profesional restaurimi.

Zhupa nënvizon se incidentet kanë prekur rëndë trashëgiminë kulturore, duke shkatërruar katër objekte historike: Kisha e Senicës dhe Kisha e Leftehorit në Delvinë, Teqeja e Shemberdhenjes në Gramsh, si dhe Kisha në Lekel, Tepelenë. Ajo thekson se evidentimi i këtyre dëmeve nuk mund të jetë thjesht detyrë rutinore e bashkive, por duhet të kryhet nga institucionet qendrore si Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).

“Do të jetë një nga çështjet prioritare të kulturës për të cilat do të kërkoj dëgjesa si kryetare e komisionit parlamentar përgjegjës për kulturën,” – shprehet Zhupa. Ajo shton se ky veprim është i domosdoshëm jo vetëm për besimtarët, por edhe për ruajtjen e identitetit kulturor shqiptar, mbrojtjen e trashëgimisë dhe zhvillimin e turizmit kulturor në zonat e prekura.

Ky apel i kryetares së Komisionit Parlamentar për Kulturën vjen pas një serie zjarresh që kanë rrezikuar trashëgiminë historike në Shqipëri, duke theksuar nevojën për veprime të menjëhershme dhe koordinim institucional për restaurimin e objekteve të dëmtuara.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat