Pas rikthimit nga pushimet, kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e hënë një sërë takimesh me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe me përfaqësues të Partisë Socialiste në Kuvend.
Mesohet se vizitat në selinë e qeverisë kanë vijuar edhe ditën e sotme.
Në ambientet e Kryeministrisë është parë ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, e cila shoqërohej nga ish-ministri i Financave, Ervin Mete.
Ende nuk dihen detaje mbi përmbajtjen e bisedimeve, por takimet shihen si pjesë e përgatitjeve të ekzekutivit për sezonin e ri politik dhe parlamentar.