back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaMetamorfoza e një ish-avokati/ Nga zyrat e gjykatës në resort të paligjshëm

Metamorfoza e një ish-avokati/ Nga zyrat e gjykatës në resort të paligjshëm

Policia e Durrësit arrestoi sot ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Ardian Halili, nën akuzën për ndërtim të paligjshëm.

Sipas hetimeve paraprake, ai ka ndërtuar në vitin 2017 një resort luksoz në fshatin Shetaj të Ishmit, gjatë kohës kur mbante funksionin publik. Ky kompleks, i njohur si “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, përfshin ndërtesa banimi, ambiente me pishina, palma dhe struktura të tjera luksoze, të ngritura pa lejen përkatëse të ndërtimit.

Aktualisht po zhvillohen hetime të thelluara, përmes shqyrtimit të dokumentacionit në Kadastër, për të verifikuar nëse ka patur manipulime apo shkelje të tjera në procesin e regjistrimit dhe ndërtimit.

Kujtojmë se në vitin 2021, Halili u shkarkua nga detyra si drejtor i IMT-së në Durrës. Ai pretendoi se Bashkia e Durrësit i kishte ndërprerë kontratën, ndërsa Bashkia e kundërshtoi këtë version, duke pohuar se ishte vetë Halili që kishte dhënë dorëheqjen. Ky përplasje ka ngritur dyshime për transparencën dhe menaxhimin e burimeve njerëzore në administratën publike lokale.

Nga avokat në biznesmen

Ardian Halili filloi si “Avokat” në qendër të Durrësit, por në 2018 ndryshoi rrënjësisht profilin duke u kthyer në aktivitetet e hotelierisë dhe ushqimit (“Bar-Restorant, parking”) dhe u zhvendos në periferi (Ishëm).

Biznesi i tij pa lejë, sipas të dhënave të QKB-së, ka kaluar nëpër disa cikle pezullimi dhe aktivizimi, kryesisht në vitet 2018-2021.

Në vitet e fundit, ka zgjeruar shërbimet duke shtuar edhe dhurimin e dhomave dhe ka pasur edhe një periudhë të shkurtër me një degëzim në Tiranë dhe kthim të përkohshëm në profesionin e avokatit.

Që nga shkurti 2024, operon si ndërmarrje stabile me tre profile aktiviteti në Ishëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat