Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama po bën përpjekje për të kufizuar kanalet e komunikimit dhe për të zbehur zërin e opozitës, por sipas tij, këto përpjekje do të dështojnë.
“Zëri i opozitës, pavarësisht se cilat komisione do të kryesojë, do të jehojë më fuqishëm se kurrë ndonjëherë kundër këtij regjimi,” tha Berisha.
Ai shtoi se nuk ka informacion mbi takimet e kryeministrit, duke komentuar me ironi. “Altin, ti i thua Dumani, me njoftimin që i bëri Elvis Doçit, ai nuk quhet më Altin Dumani, por Altin Troplini.”
Berisha theksoi gjithashtu se Partia Demokratike do të shqyrtojë të gjitha çështjet që qarkullojnë dhe se qëndrimet e saj do të jenë të qarta dhe të vendosura.



