KreuAktualitetTension brenda PD: Leskaj nuk mbështet Gazment Bardhin

Tension brenda PD: Leskaj nuk mbështet Gazment Bardhin

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, ka votuar kundër propozimeve për kryetarin e grupit parlamentar të partisë. Në një dalje për media nga selia e PD, Leskaj shprehu mosmiratimin e tij për zgjedhjen e Gazment Bardhit.

“Isha kundër kryetarit të grupit parlamentar. Mendoj se Doktor Berisha ka gabuar në këtë rast, ka gabuar rëndë madje!”, deklaroi Leskaj.

Megjithatë, kur u pyet nëse ky veprim do të shënojë një ndarje nga PD, ai u shpreh: “Pse do ndahem? Jam deputet i Partisë Demokratike”.

Ky zhvillim tregon tensione të brendshme në PD, teksa disa deputetë nuk duket se pajtohen me udhëheqjen e grupit parlamentar dhe vendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat