back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKë do të nxjerrë PD përballë Manastirliut në Tiranë?

Kë do të nxjerrë PD përballë Manastirliut në Tiranë?

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat, u pyet nëse Partia Demokratike ka një kandidat përballë Ogerta Manastirliu për Bashkinë e Tiranës. Ai u shpreh se PD disponon personalitete të shquara që mund t’u prezantohen qytetarëve të kryeqytetit, por nuk konfirmoi emra të caktuar.

Në lidhje me Ilir Alimehmetin, Berisha tha se nuk mund të flasë nga mendja e tij, pasi zgjedhja e kandidatit do të diskutohet në forumet përkatëse. Megjithatë, ai theksoi se Alimehmeti është një figurë e shquar dhe e denjë për të mbajtur funksione të rëndësishme.

Berisha kritikoi gjithashtu kabinetin e ri të kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur “palo kabinet” dhe “më të dobëtin në historinë e vendit”. Ai tha se Rama po përdor zgjedhjet në Tiranë për të shpërqendruar vëmendjen nga debatet për emrat e qeverisë së re.

Kujtojmë se kryeministri Rama ka propozuar zyrtarisht Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se kryeqyteti mbetet pa kryetar bashkie për shtatë muaj, gjë që e cilëson si emergjencë për qytetin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat