Partia e Lirisë ka arritur të krijojë grupin e saj parlamentar në Kuvendin e ri, duke marrë mbështetjen e tre deputetëve të dalë nga radhët e Partisë Demokratike.
Ina Zhupa, Ledina Alilolli dhe deputetja e Elbasanit, Klodiana Çapja, i janë bashkuar grupit të PL-së, duke i dhënë kësaj force numrin minimal prej 7 deputetësh të nevojshëm për të formuar një grup më vete.
Përveç tyre, grupi parlamentar i Partisë së Lirisë përbëhet nga Tedi Blushi, Erisa Xhixho, Edmond Haxhinasto dhe Brunilda Haxhiu.
Kjo lëvizje pritet të krijojë një dinamikë të re në opozitë, pasi tashmë në Kuvend do të ekzistojnë dy grupe parlamentare opozitare, duke i dhënë më shumë zë dhe hapësirë manovrimi Partisë së Lirisë në arenën politike.
Përbërja e grupit parlamentar të PL-së:
-
Tedi Blushi
-
Erisa Xhixho
-
Edmond Haxhinasto
-
Brunilda Haxhiu
-
Ina Zhupa
-
Ledina Alilolli
-
Klodiana Çapja



