back to top
19.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetBushati-Këlliçit: Ju qofshi që shkoni në Parlament ku ju tallin

Bushati-Këlliçit: Ju qofshi që shkoni në Parlament ku ju tallin

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në emisionin “Të Paekspozuarit” u shpreh se prezantimi i robotit “Diella” për menaxhimin e prokurimeve është një precedent i rrezikshëm që i hap rrugë korrupsionit dhe shmangies së përgjegjësisë nga qeveria.

“Po lejove Diellën si normalitet, ajo nesër të voton. Pas tre muajsh mund të bëhen anëtarë të tjerë të kabinetit të Diellës. Mbas një viti Rama fut edhe deputetë me inteligjencë artificiale. Robotin e gradon qeveria, e gradon Edi Rama. Kjo është mënyra për të justifikuar vjedhjen e miliardave, duke thënë se e ka bërë inteligjenca artificiale,” tha Këlliçi.

Analisti Andi Bushati, i pranishëm në studio, u shpreh se opozita nuk po tregon forcë reale përballë shumicës socialiste, por pranon talljen dhe dhunën në Kuvend vetëm për të marrë pagën e deputetit.

“Ju qofshi që shkelni atje, që ju rrahin dhe ju tallin. Mos keni hallin e rrogës,” u shpreh Bushati.

Nga ana tjetër, gazetari Ylli Rakipi rikujtoi se problematikat e korrupsionit nuk lidhen vetëm me rastet e tanishme, por edhe me çështje të hershme si inceneratorët, Kurumi apo Bankers Petroleum, ku kanë pasur përgjegjësi si socialistët, ashtu edhe demokratët.

Këlliçi pranoi se opozita duhet të gjejë një mënyrë të re për të vepruar në raport me Parlamentin dhe qytetarët, duke e konsideruar të dështuar strategjinë e djegies së mandateve në vitin 2019.

“Djegia e mandateve rezultoi me pasoja katastrofale. Kjo që ndodhi me Diellën ridimensionon marrëdhënien tonë me Parlamentin,” tha deputeti demokrat.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat