back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPS përcakton anëtarët e komisioneve/ PD ende pa emra

PS përcakton anëtarët e komisioneve/ PD ende pa emra

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, fokusi kryesor ishte përcaktimi i përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit. Deputetët e mazhorancës u informuan për komisionet ku do të jenë anëtarë.

Mbledhja, që zgjati rreth 30 minuta, u drejtua nga kreu i grupit Taulant Balla, i cili kërkoi disiplinë maksimale në pjesëmarrjen në komisione, për të shmangur shtyrjet e mbledhjeve për shkak të mosarritjes së kuorumit.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike nuk ka depozituar ende emrat e kryetarëve dhe të anëtarëve të komisioneve.

Seanca plenare e së mërkurës, e parashikuar për në orën 10:00, do të ketë në rend dite miratimin e anëtarësisë së komisioneve, me qëllim që të nisë puna e tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat