Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Elis Halili është përzgjedhur si kryebashkiak i parakohshëm i Vlorës, pas dorëheqjes së Ermal Dredhës.
Halili kandidoi përballë Klea Lalos dhe Irena Toshkallarit për postin e kryetarit të përkohshëm të bashkisë deri në zgjedhjet e ardhshme. Votimi në Këshillin Bashkiak ishte i fshehtë, dhe në përfundim u përzgjodh Elis Halili si zëvendësues i Dredhës.
Ish-kryebashkiaku Halili ishte emëruar disa ditë më parë si kryetar i komanduar, vetëm pak minuta para dorëheqjes së Dredhës.



