KreuDrejtësiaLista e KED në duart e Gjykatës së Lartë/ Nis gara për...

Lista e KED në duart e Gjykatës së Lartë/ Nis gara për Kushtetuesen

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Gjykata e Lartë njofton se, pas depozitimit më 23 shtator 2025 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) të raportit dhe listës së renditjes së kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, është ndërmarrë hapi i radhës në procesin institucional për plotësimin e këtij posti.

Në mbështetje të dispozitave ligjore dhe të rregullores përkatëse, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Mbledhja do të zhvillohet më 30 shtator 2025, ora 09:00, në ambientet e Gjykatës së Lartë, ku pritet të zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat