Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbrëmjen e sotme qyteti i Elbasanit u përfshi nga një stuhi e fortë shiu, e cila shkaktoi probleme të dukshme në qarkullimin e mjeteve.
Sipas njoftimeve nga terreni, ujërat kanë mbuluar rrugët kryesore, përfshirë bulevardin “Aqif Pasha” deri te kryqëzimi “Dinamo”, duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve.
Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë qytetarët për kujdes gjatë lëvizjes në rrugë të përmbytura.



