Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Avokati Arben Llangozit ka reaguar me ton kritik ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe institucioneve të drejtësisë shqiptare, duke i cilësuar konferencat e tyre si “pompoze” dhe të mbushura me diskurse për moral dhe integritet.
Sipas Llangozit, publiku është “helmuar” nga mënyra sesi prezantohet reforma në drejtësi, ndërsa media është bërë fajtore për këtë perceptim.
Ai gjithashtu u referua përgjimeve të transmetuara nga “SKAI”, sipas të cilave, Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron prokurorë me urdhër të krimit të organizuar, duke ekspozuar, sipas tij, korrupsionin e thellë të një sistemi të kalbur deri në palcë.
Llangozit i bën apel publikut të mos e “helmojë” veten me retorikën e drejtësisë së re, duke ironizuar se “Ju vetëm duartrokisni ‘drejtësinë e re’, që çdo ditë po i ngjan gjithnjë e më shumë drejtësisë së vjetër, por me kostume të reja”.



