back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 25 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetVijojnë largimet nga PD/ Berishës i firon partia

Vijojnë largimet nga PD/ Berishës i firon partia

Vijojnë largimet nga Partia Demokratike. Pas zhvillimeve në degën e Elbasanit, lëvizje të reja janë shënuar edhe në Sarandë.

Manjola Nikollo, ish-kryetarja e Partisë Demokratike në këtë qytet bregdetar, është emëruar nënkryetare e Bashkisë së Sarandës. Sipas burimeve, vendimi për emërimin e saj është firmosur ditën e djeshme.

Ky zhvillim vjen në vijim të një sërë kalimesh të përfaqësuesve të opozitës drejt radhëve të Partisë Socialiste, duke reflektuar një tendencë të theksuar të lëvizjeve politike në nivel lokal.

Emërimi i Nikollos shihet si një tjetër goditje për strukturat lokale të PD-së, të cilat prej muajsh po përballen me dorëheqje dhe kalime të figurave me peshë drejt kampit të majtë.

Burime brenda Bashkisë Sarandë bëjnë me dije se Nikollo do të mbulojë çështje që lidhen me zhvillimin komunitar dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Derisa nga ana e PD-së lokale nuk ka ende një reagim zyrtar, burime pranë degës së Sarandës e kanë cilësuar këtë lëvizje si “të pritshme”, duke e interpretuar si pasojë të mungesës së organizimit dhe motivimit politik në terren.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat