back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRajoniTragjedi në Serbi/ Shembet çatia e stacionit hekurudhor, humbin jetën tetë persona

Tragjedi në Serbi/ Shembet çatia e stacionit hekurudhor, humbin jetën tetë persona

Shembja e çatisë së një stacioni hekurudhor u mori jetën tetë personave në Serbisë.

Incidenti tragjik ndodhi në Novi Sad. Ministri i Brendshëm i vendit, Ivica Daçiç njoftoi për tetë të vdekur.

Dy persona ende janë të bllokuar nën rrënoja. Aktualisht, afër 80 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë në vendin e ngjarjes.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se kjo është një nga ditët më të vështira në historinë e pasluftës të Novi Sadit.

“Ne do të insistojmë që të gjithë përgjegjësit të gjenden dhe ata që janë përkujdesur për gjendjen e kësaj strukture dhe të kësaj ndërtese të mbahen përgjegjës”, tha kryeministri serb.

Sipas tij, streha që u shemb ishte ndërtuar në vitin 1964.

Ky stacion hekurudhor ishte ndërtuar më 1964. Më 2024, pas rikonstruktimit për tre vjet, ky stacion u hap sërish. Më 5 korrik, në hapjen e objektit të rindërtuar kishte marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Goran Vesiç, kryetarja e Qeverisë Krahinor Maja Gojkoviç dhe kryetari i Komunës së Novi Sad, Millan Gjuriç.

Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë bëri të ditur se streha që u shemb “nuk ka qenë subjekt i rindërtimit në kuadër të punimeve për rinovimin e objektit të stacionit në kuadër të projektit të ndërtimit të linjës së shpejtësisë së lartë Novi Sad-Suboticë”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat