back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 30 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaTrump-Xi/ Dy superfuqitë ekonomike në një marrëveshje që mund të ndryshojë tregjet

Trump-Xi/ Dy superfuqitë ekonomike në një marrëveshje që mund të ndryshojë tregjet

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshje për disa çështje kryesore pas një takimi ballë për ballë me udhëheqësin kinez Xi Jinping, i cili zgjati pak më shumë se 100 minuta në Busan, Koreja e Jugut.

Trump tha se të dy vendet janë dakord për uljen e tarifave mbi mallrat kineze, veçanërisht ato që lidhen me eksportet e përbërësve kimikë për fentanyl, duke e reduktuar normën doganore në 47%. Ai shtoi gjithashtu se Kina do të fillojë të blejë sasi të mëdha soje, siç ishte njoftuar më parë.

Presidenti amerikan theksoi se çështja e mineraleve të rralla është zgjidhur, duke hequr pengesat kineze dhe duke garantuar stabilitet në këtë sektor kritik për teknologjitë e larta.

Nga ana e tij, Xi Jinping theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy ekonomive më të mëdha të botës, duke pranuar se ndonjëherë mund të ketë fërkime, por se SHBA dhe Kina mund të ndihmojnë njëra-tjetrën të përparojnë së bashku.

Trump njoftoi gjithashtu planet e vizitave: ai do të udhëtojë në Kinë në prill, ndërsa Xi do të vizitojë SHBA-në pak më pas, ndoshta në Palm Beach, Florida, ose në Uashington.

Takimi u zhvillua menjëherë pas përshëndetjes me shtrëngim duarsh në Busan, dhe Trump u shpreh optimist për marrëveshjet, edhe pse ekziston ende potencial për tensione të mëdha për shkak të konkurrencës në prodhimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja si inteligjenca artificiale dhe përdorimi i mineraleve të rralla për teknologjitë strategjike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat