Në skenën e spektaklit “Albania’s Got Talent”, këtë javë ndodhi një moment që rrallëherë ndodh në televizionin shqiptar. Një djalë vetëm 3 vjeç, me emrin Roan Zoto, u bë protagonisti absolut i mbrëmjes, duke mahnitur publikun dhe jurinë me një talent të jashtëzakonshëm për moshën e tij.
Roani është konkurenti më i vogël që ka marrë ndonjëherë pjesë në “Albania’s Got Talent”. I qetë, buzëqeshur dhe plot energji, ai u ngjit në skenë për të treguar njohuritë e tij mbresëlënëse.
Në moshën trevjeçare, Roani njeh 160 flamuj të shteteve të ndryshme të botës dhe di t’i identifikojë ato me një saktësi të pabesueshme. Por surpriza nuk mbaroi këtu vogëlushi këndoi himnin kombëtar shqiptar me emocion dhe krenari, duke ngritur në këmbë publikun dhe duke prekur zemrat e të gjithë të pranishmëve në sallë.
Në momentin kur Roani përfundoi interpretimin e tij, salla shpërtheu në duartrokitje. Publiku u ngrit në këmbë për ta përshëndetur, ndërsa juria nuk i fshehu emocionet. Ky ishte një nga ato momente që rrallë ndodhin, një moment i pastër, njerëzor dhe plot frymëzim, që tregoi se talenti nuk njeh moshë.
Juria e përbërë nga Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Elsa Lila dhe Kastro Zizo, e vlerësoi Roanin me nota të larta dhe fjalë të ngrohta.
Agron Llakaj, i cili njihet për ndjeshmërinë dhe vlerësimin ndaj talenteve të reja, e quajti vogëlushin “një gjeni të vërtetë”.
Edhe Adelina Ismajli, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, nuk i fshehu emocionet, dhe tha një “Po” për Roanim
Ndërkohë, Elsa Lila e cilësoi performancën e tij si “magjike” dhe “të mbushur me dritë”, ndërsa Kastro Zizo e komplimentoi për sigurinë.
Roani mori katër “Po”, nga juria.
Performanca e Roan Zotos në “Albania’s Got Talent” pritet të mbetet një nga momentet më të veçanta të këtij sezoni.
Me një buzëqeshje të pafajshme dhe një mendje të jashtëzakonshme, vogëlushi tregoi se talenti nuk matet me vite, por me pasionin dhe dritën që sjell tek të tjerët./kb



