Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi në emisionin ‘Kjo javë’ në News24 se nuk ka ndërmend të takohet me Ilir Metën në burg dhe se nuk është ende gati ta harrojë atë që ndodhi në të kaluarën.
Kryemadhi theksoi se, megjithatë, do të takohet me Metën në momente familjare, siç janë martesat e fëmijëve, por emocionet dhe tensionet e kaluar nuk e lejojnë ta falë plotësisht ish-miqin dhe ish-aleatin e saj politik.
“Nuk do ta takoja Ilir Metën dhe absolutisht kam thënë që do takohem me të kur të martojmë fëmijët, do bëhemi gjyshër etj. Nuk jam gati për t’u takuar me Ilir Metën, qoftë emocionalisht, qoftë për mënyrën se si ndodhi. Ndjej vetën shumë të fyer nga mënyra si jam linçuar nga rrethi i tij dhe ai vetë në atë kohë. Nuk do ta fal mënyrën si SPAK dhe mediat përdorën kundër meje për thashetheme që janë përdorur. I kam falur të gjithë, por nuk kam harruar tensionin dhe presionin që kanë ushtruar te fëmijët e mi,” tha Kryemadhi.



