Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masa sigurie ndaj disa zyrtarëve të lartë të përfshirë në hetimet për tenderin e Llogarasë.
Sipas vendimeve të gjykatës:
Gentian Gjyli, kreu i ARRSH, dhe Erald Elezi, aktualisht drejtor i KESH, do të qëndrojnë nën arrest shtëpie. Ata janë dy nga pesë personat e marrë të pandehur në këtë çështje.
Ndërkohë, për Zëvendëskryeministren Belinda Balluku, GJKKO ka vendosur, pezullim nga detyra dhe funksioni dhe ndalesë për largim jashtë vendit.
Vendimet e gjykatës lidhen me hetimet për dyshimet e shkeljeve në procedurat e tenderit të Llogarasë, ku SPAK dyshon manipulime në procesin e prokurimit publik.



