back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPresidenca merr kërkesën zyrtare/ 10 mijë shqiptarë kundërshtojnë ligjin e Barazisë Gjinore

Presidenca merr kërkesën zyrtare/ 10 mijë shqiptarë kundërshtojnë ligjin e Barazisë Gjinore

Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës i ka dorëzuar sot Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, një kërkesë zyrtare për mosdekretimin e ligjit “Për Barazinë Gjinore”, së bashku me një peticion të firmosur nga 10 mijë qytetarë.

Dorëzimi u krye në datën 2 dhjetor 2025, ndërsa përfaqësuesit e Koalicionit deklaruan se ky ligj, sipas tyre, cenon Kushtetutën, vlerat tradicionale të familjes dhe të drejtën natyrore të shqiptarëve.

Në kërkesën drejtuar Kreut të Shtetit, organizata i bën thirrje Presidentit Begaj të ushtrojë kompetencën e tij kushtetuese dhe të kthejë ligjin në Kuvend, duke argumentuar se ai “prek identitetin, strukturën familjare dhe të ardhmen e fëmijëve”.

Koalicioni falënderoi qytetarët që nënshkruan peticionin, duke theksuar se do të vijojë të informojë publikun dhe t’i ftojë qytetarët të “qëndrojnë të angazhuar dhe të lutën për vendin”.

Kuvendi miratoi ligjin “Për Barazinë Gjinore” javën e kaluar, mes debateve dhe kundërshtimeve të forta nga grupe konservatore dhe organizata të shoqërisë civile. Tashmë, vendimi final i takon Presidentit Begaj, i cili duhet të shprehet brenda afateve ligjore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat