back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetMinistrat nën presion/ Rama kërkon sanksione për mungesë informacioni

Ministrat nën presion/ Rama kërkon sanksione për mungesë informacioni

Kryeministri Edi Rama, në një takim mbi të drejtën e informimit, kritikoi Komisionerin për të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishi, duke theksuar se ky i fundit duhet të aplikojë sanksione ndaj institucioneve kur nuk jepet përgjigje brenda afatit 10-ditor të përcaktuar nga ligji.

Rama u ndal veçanërisht tek rastet kur me sanksione u frena fenomeni i zaptimit të trotuareve dhe bllokimi i rrugëve nga ministra dhe deputetë, duke theksuar se nuk duhet të shpëtojnë nga sanksionet as ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm për mungesë informacioni ndaj qytetarëve.

“E kemi diskutuar edhe me Komisionerin, kemi pasur edhe një mbledhje qeverie, ku kemi theksuar që të jemi një fokus më të madh në këtë aspekt. Për këtë arsye kemi shtyrë përpara edhe projektin e ‘Transparencë Albania’, që është një projekt ambicioz për të pasur në një territor virtual informacionin. Kjo do të lehtësonte edhe gjetjen e informacionit. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre problematikave lidhet me përtacinë burokratike,” tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se mungesa e informacionit nuk është një barrikadë që synon fshehjen, por pasqyron problematikat e funksionimit të brendshëm të administratës. Ai bëri të qartë se çdo institucion që nuk respekton afatin 10-ditor duhet të përballet me sanksione, duke përfshirë edhe delegimin e përgjegjësisë te sekretarët e përgjithshëm dhe aplikimin e gjobave ndaj ministrave.

Rama kujtoi gjithashtu suksesin e mëparshëm të qeverisë në vendosjen e sanksioneve për parkimin e paligjshëm të deputetëve dhe ministrave, duke u treguar shembull sesi masat e sanksioneve mund të ndryshojnë sjelljet dhe respektimin e ligjit.

“Nëse do të ndodhë kjo në mënyrë të përsëritur, do të krijohet ndjesia e urgjencës. Duhet të vendosen sanksione. Kishim problem parkimin e paligjshëm të të gjithë deputetëve të Kuvendit, mbi trotuaret dhe hapësirat publike. U vendosën sanksione dhe u gjobitën, dhe e kuptuan se loja e parkimit mbaroi,” u shpreh Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat