back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetQani Xhafa rrëzon akuzat e Berishës/ “Askush nuk më detyroi të marr...

Qani Xhafa rrëzon akuzat e Berishës/ “Askush nuk më detyroi të marr pjesë në foltoren e Salianjit”

Ish-deputeti demokrat, Qani Xhafa, ka reaguar sot në rrjetet sociale lidhur me pjesëmarrjen e tij në takimin e Foltores së Ervin Salianjit, që u zhvillua dje në sallën e Teatrit “Skampa” në Elbasan.

Xhafa rrëzon pretendimet e kryedemokratit Sali Berisha, i cili deklaroi se takimi ishte sponsorizuar nga krimi dhe pjesëmarrësit ishin të detyruar të merrnin pjesë nga eksponentë të botës së krimit, përfshirë Suel Çelën.

Në reagimin e tij, ish-deputeti mohon kategorikisht që ai ose anëtarët e Partisë Demokratike të Degës Elbasan të jenë detyruar nga dikush:

“Unë nuk jam detyruar nga askush që të marr pjesë në këtë takim, por e pashë të arsyeshme të kontribuoj, pasi PD prej disa muajsh pas zgjedhjeve të 11 Majit 2025 po binte në një gjumë letargjik që po e dëmtonte akoma më shumë.”

Xhafa thekson gjithashtu se pjesëmarrja ishte e lirë dhe përfitimi i takimit ishte pozitiv, sidomos për prezencën e shumë demokratëve të rinj në forume drejtuese. Ai i bën thirrje Berishës të sjellë prova konkrete nëse pretendimet e tij për ndikimin e Suel Çelës janë të vërteta, duke shtuar se në të kundërt, të rinjtë duhet të vazhdojnë të punojnë për të mundur qeverinë aktuale.

Foltorja e Salianjit trajtoi gjithashtu temat përgatitore për protestën e 22 Dhjetorit, me fokus rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës, sipas Xhafës.

Reagimi i plotë i ish-deputetit mbyllet me një thirrje për bashkëpunim dhe dialog brenda PD-së dhe për mirëqenien e vendit:

“Ju lutem të dëgjojmë zërin e çdokujt për të mirën e PDSH dhe për të mirën e Shqipërisë!
Me shumë respekt dhe mirënjohje, Qani Xhafa.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat