back to top
9.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetTensione te “Etika” për përjashtimin e deputetëve të PD-së

Tensione te “Etika” për përjashtimin e deputetëve të PD-së

Sekretariati i Etikës u mblodh këtë të martë, në orën 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës, të përfshirë në tensionet dhe kaosin e krijuar gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit.

Sipas kërkesës së PS-së, masat disiplinore për deputetët e përfshirë variojnë nga pezullimi 10 deri në 60 ditë nga veprimtaria parlamentare.

Gjatë mbledhjes së Sekretariatit të Etikës janë shfaqur pamje video nga seanca plenare, ku duken momentet e ndezjes së flakadanëve brenda sallës së Kuvendit. Ndërkohë, deputetët e opozitës Gazment Bardhi dhe Saimir Korreshi kanë pretenduar se Albana Vokshi nuk ka qenë personi që ka ndezur flakadanin.

Në kundërshtim me këto pretendime, vetë deputetja Albana Vokshi ka pranuar publikisht se ka ndezur flakadanin, duke deklaruar se do të vijojë ta bëjë këtë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Unë e kam ndezur dhe e ndez 100 herë derisa të ikë Edi Rama. Po, po, unë jam aty. Sillni këtu Niko Peleshin të më tregojë pse kishte sjellë Gardën. Nuk jemi këtu si në gjyq në kohën e Sigurimit të Shtetit. Kemi kërkuar mbledhje me praninë e mediave. Të erdhi mesazhi nga Rama, Ulsi? Çfarë të tha të bësh?”, është shprehur Vokshi gjatë mbledhjes.

Vendimi i Sekretariatit të Etikës pritet të merret pas shqyrtimit të plotë të materialeve dhe deklaratave të palëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat