back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaAmnistia fiskale në hije/ Tabaku kërkon llogaridhënie publike

Amnistia fiskale në hije/ Tabaku kërkon llogaridhënie publike

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një postimi në LinkedIn, ka kritikuar Ministrinë e Financave për mos-kthimin e përgjigjes mbi listën e përfituesve të Amnistisë Fiskale, duke theksuar se sekreti tatimor nuk mund të përdoret për të fshehur të vërtetën.

“Fundi i vitit po vjen dhe Ministria e Financave ende nuk ka kthyer përgjigje për përfituesit e Amnistisë Fiskale, pavarësisht se ministri e premtoi publikisht në Kuvend. Sot na thuhet se detyrimet e kompanive janë sekret. Por kjo nuk është e vërtetë”, shkruan Tabaku.

Deputetja kujton vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit më 4 prill 2024, e cila rrëzoi vendimin e Tatimeve dhe i detyroi të bëjnë publike detyrimet tatimore të një kompanie, duke vendosur se interesi publik prevalon mbi justifikimet administrative. Sipas saj, ky precedent tregon qartë se sekretet tatimore nuk mund të përdoren për të fshehur informacionin që ka rëndësi për publikun.

“Shqiptarët kanë të drejtë të dinë kush përfiton nga Amnistia Fiskale, sidomos sot që politika shtetërore duket e drejtuar në hije, larg institucioneve dhe nga interesa private dhe të errëta. Transparenca nuk është zgjedhje, është detyrim”, përfundon Tabaku.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat