back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaVideot në TikTok dhe hetimet e SPAK/ Çështja "Kapedani" shkon në Gjykatën...

Videot në TikTok dhe hetimet e SPAK/ Çështja “Kapedani” shkon në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare çështjen që lidhet me ish-gjyqtaren e Elbasanit, Enekelda Kapedani.

Gazetarja Anila Hoxha, raporton se më parë ndaj Kapedanit ishte ushtruar kontroll në banesë me urdhër të SPAK. Kontrolli u krye në vitin 2024, në kuadër të një serie kontrollesh ndaj disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, emrat e të cilëve përmendeshin në dosjet e dy grupeve kriminale të Elbasanit.

Gjatë asaj periudhe, SPAK kontrolloi edhe banesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila më pas u vu nën masë sigurie. Në kuadër të kontrolleve, u sekuestruan disa celularë, të cilët prej 2024 po analizohen nga autoritetet.

Enekelda Kapedani ishte bërë e njohur për publikimin e videove në platformën TikTok, të cilat tërhoqën vëmendjen e mediave dhe opinionit publik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat