Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale është mbledhur këtë të enjte dhe vendosi të propozojë seancës plenare ndryshimin e projektvendimit për mënyrën e funksionimit të komisionit.
Sipas propozimit, hiqet pariteti i numrave në përfaqësimet politike dhe e drejta e vetos. Mazhoranca argumenton se kjo vendimmarrje do të zhbllokojë veprimtarinë e komisionit, e cila kishte mbetur pezull për shkak të bojkotit të opozitës.
Burimet nga Partia Socialiste bëjnë me dije se porosia e Kryeministrit Edi Rama, e dhënë në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar, po zbatohet nga deputetët e tij duke ndryshuar mënyrën e funksionimit të komisionit.



