back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetSi të plotësoni DIVA-n përmes e-Tax dhe e-Albania

Si të plotësoni DIVA-n përmes e-Tax dhe e-Albania

Është hapur sot sistemi e-Tax, i cili mundëson plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA) për të gjithë individët që kanë detyrimin ligjor për ta dorëzuar, por edhe për ata që synojnë të përfitojnë kompensimin për arsimin e fëmijëve.

Detyrimin për plotësimin e DIVA-s e kanë individët që kanë realizuar të ardhura mbi 1.2 milionë lekë në vit, personat e dypunësuar, si dhe ata që kanë përfituar të ardhura të padeklaruara mbi 50 mijë lekë në vit, nga burime si qiraja, honorarë apo forma të tjera përfitimi.

Risi për këtë vit është fakti se deklarata mund të plotësohet edhe nga individët që kërkojnë të përfitojnë kompensimin për arsimin e fëmijëve, edhe nëse nuk kanë detyrim ligjor për deklarim të të ardhurave.

Për individët që e plotësojnë për herë të parë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave, procesi kryhet lehtësisht përmes faqes zyrtare të tatimeve, në seksionin e-Shërbime, rubrika për individët, duke u identifikuar përmes platformës e-Albania.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat