back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetReforma zgjedhore në pritje/ OSBE kërkon veprim nga politika

Reforma zgjedhore në pritje/ OSBE kërkon veprim nga politika

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka theksuar rëndësinë e rifillimit të punës së komisionit ad hoc për reformën zgjedhore, duke e cilësuar atë një proces thelbësor për përmirësimin e kuadrit ligjor të zgjedhjeve në vend.

Tarran u shpreh se OSBE inkurajon fuqimisht vijimin e punës së këtij komisioni, pasi në ligjin zgjedhor vijojnë të ekzistojnë problematika që, sipas vlerësimeve të OSBE/ODIHR, nuk përmbushin plotësisht standardet ndërkombëtare. Ai rikujtoi se ndryshimet në ligjin zgjedhor janë një rekomandim i përsëritur ndër vite nga misionet vëzhguese të ODIHR.

“Shpresojmë që komisioni të rifillojë punën sa më shpejt, pasi ajo që po bën është tejet e rëndësishme. Ka disa çështje në ligjin zgjedhor që duhen përmirësuar dhe kjo është një rekomandim që bëhet çdo herë nga misioni i ODIHR,” u shpreh ambasadori i OSBE-së.

Sipas Tarran, këtë herë ka sinjale pozitive se mesazhi i ODIHR është dëgjuar nga aktorët politikë. Ai vuri në dukje se, pa u përfshirë në debate politike, të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend duket se janë dakord mbi nevojën për realizimin e reformës zgjedhore.

“Këtë herë kam përshtypjen se mesazhi i ODIHR është marrë seriozisht. Partitë politike, pavarësisht dallimeve të tyre, janë dakord që kjo reformë është e nevojshme dhe ne do të ndihmojmë për ta përmirësuar,” deklaroi Tarran.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat