back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetSPAK heton Flamur Nokën/ Berisha "mbron" Range Rover-in luksoz

SPAK heton Flamur Nokën/ Berisha “mbron” Range Rover-in luksoz

SPAK, që prej disa muajsh ka nisur hetimet për ish-deputetin Flamur Noka, po heton gjithashtu edhe veturën luksoze “Range Rover” me të cilën lëviz numri dy i Partisë Demokratike. Kontrolli mbi makinën u krye në një kompani private, ku hetuesit kërkuan dokumentacionin për blerjen e veturës.

Lajmin e bëri të ditur vetë ish-kryeministri dhe ish-presidenti i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp, duke treguar detaje që zbulojnë një element surprizë në këtë çështje.

“Është kontrolluar një kompani para pak ditësh, dy herë. Pse u kontrollua kompania? Na duhen dokumentet e veturës së Flamur Nokës, ‘Range’ mos gaboj. Shkuan njërën ditë dhe u thanë: ‘S’kemi’. Shkuan ditën tjetër dhe u thanë: ‘Nxirrini’. Çfarë doli? Veturën e kishte blerë Lul Basha,” tha Berisha.

Ai shtoi se situata u bë qesharake kur punonjësi i kompanisë pranoi të jepte informacionin: “Sapo punonjësi tha: ‘O zotëri, ai nuk ka ardhur kurrë për të blerë veturë’. I dha të dhënat e veturës dhe tha: ‘Këtë veturë e ka blerë Lul Basha, ja ku e ke’. Dokumentet nuk u morën më tej, sepse nuk ishin të nevojshme për hetimin ndaj Flamur Nokës.”

Sipas Berishës, kjo ngjarje është “real, taze dhe e papritur”, duke theksuar se hetimi nuk ishte për Lul Basha, por për Flamur Nokën. Ai e përshkroi situatën si një skenë të bukur, që nxjerr në pah se dokumentacioni i veturës ishte në fakt në emër të kryetarit aktual të PD-së.

Hetimi i SPAK pritet të vazhdojë, ndërsa kontrolli mbi dokumentacionin e makinës mund të ofrojë detaje shtesë mbi të ardhurat dhe transaksionet financiare të politikanëve të përfshirë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat