back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 20 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaPapunësia bie, por punësimi nuk rritet/ Shqipëria përballet me mungesë fuqie punëtore

Papunësia bie, por punësimi nuk rritet/ Shqipëria përballet me mungesë fuqie punëtore

Sipas Kuadrit të ri Makroekonomik të Ministrisë së Financave, Shqipëria parashikohet të përjetojë një ulje të gradual të normës së papunësisë nga mbi 9% këtë vit në rreth 8.3% në vitin 2029. Megjithatë, kjo ulje nuk lidhet me rritje të numrit të të punësuarve.

Ministria shpjegon se trendët demografikë negativë, të vërejtur prej disa vjetësh, do të vazhdojnë të ndikojnë në ofertën për punë dhe numrin e përgjithshëm të të punësuarve gjatë periudhës afatmesme. Shqipëria po përballet me tkurrje të shpejtë të popullsisë në moshë pune për shkak të emigrimit masiv dhe rënies së lindshmërisë, duke krijuar një situatë ku çdo vit ka më pak njerëz që hyjnë në tregun e punës dhe më shumë që dalin prej tij.

Ekspertët e Ministrisë theksojnë se papunësia mund të bjerë thjesht për shkak të zvogëlimit të fuqisë punëtore, dhe jo për shkak të krijimit të vendeve të reja pune. Në këtë kontekst, nga 2025 deri në 2029, punësimi nuk pritet të rritet, ndërsa papunësia vazhdon të ulet, një kombinim që lidhet kryesisht me ndryshimet demografike.

Sipas dokumentit, Shqipëria po hyn në një fazë ku problemi kryesor nuk është mungesa e vendeve të punës, por mungesa e njerëzve për t’i mbushur ato. Plakja e popullsisë rrit numrin e personave që dalin në pension, ndërsa emigrimi i të rinjve dhe i grupmoshave më produktive krijon boshllëqe në tregun e punës që nuk mund të zëvendësohen nga brezat e rinj.

Kjo situatë rrezikon të dobësojë bazën e rritjes ekonomike, pasi me më pak punëtorë është më e vështirë të rritet prodhimi, investimet dhe konkurrueshmëria në afat të gjatë. Ministria parashikon se sektori i shërbimeve do të kontribuojë më shumë në kërkesën për punë në krahasim me sektorët e tjerë.

Të dhënat për nëntëmujorin e vitit 2025 tregojnë një trajektore rënëse të papunësisë, e cila arriti në 9.0% në fund të tremujorit të tretë, ndërsa norma e pjesëmarrjes në forcat e punës ishte 76.5%, dhe shkalla e punësimit u rrit në 69.4%, krahasuar me 75.7% dhe 68.6% gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2024.

Ky zhvillim tregon se problemet demografike po ndikojnë më shumë se dinamika e punësimit, duke e bërë sfidë për ekonominë shqiptare të sigurojë një rritje të qëndrueshme të tregut të punës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat