back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 20 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha i pajisur me maskë kundër gazit/ Protestuesit drejt Kuvendit

Berisha i pajisur me maskë kundër gazit/ Protestuesit drejt Kuvendit

Kreu i Partise Demokratike te Shqipërisë, Sali Berisha, ka qëndruar mes protestuesve pas tensioneve të krijuara, ku disa qytetarë hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës së kryeministrit.

Policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët janë drejtuar drejt ambienteve të Kuvendit.

Kryedemokrati Berisha është parë i pajisur me maskë kundër gazit dhe, së bashku me mbështetësit e PD, është drejtuar në këmbë drejt ambienteve përpara Parlamentit.

Protesta vijon të monitorohet nga autoritetet, ndërsa qytetarëve u rekomandohet të shmangin zonën për shkak të situatës së tensionuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat