Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas ngjarjeve të tensionuara para Kryeministrisë, ku militantët e Sali Berisha hodhën molotovë, fishekzjarrë dhe furë drejt forcave të policisë që kishin krijuar një kordon sigurie.
Në reagimin e saj, Koçiu thekson se dhuna është shfaqje e dëshpërimit dhe jo zgjidhje për problemet politike:
“U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që t’u bëjnë apel simpatizantëve të shmangin aktet e dhunës dhe të mbajnë të miturit larg çdo situate që do të rrezikonte jetën e tyre dhe qytetarëve. Dhuna nuk është zgjidhje! Dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, policëve e gazetarëve.”
Ministrja gjithashtu shton se të rinjtë dhe të miturit që përfshihen në aktet e dhunës nuk janë “heronj” apo “trima”, por janë të keqpërdorur nga ata që përdorin dhunën si mjet politik, pa ofruar alternativa të tjera përveç shkatërrimit.



