back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaInvestitorët marrin sinjal pozitiv/ Moody’s vlerëson progresin e Shqipërisë

Investitorët marrin sinjal pozitiv/ Moody’s vlerëson progresin e Shqipërisë

Agjensia ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s Ratings ka rikonfirmuar vlerësimin e Shqipërisë në “Ba3” me perspektivë të qëndrueshme, duke nënvizuar stabilitetin makroekonomik dhe progresin në reformat strukturore.

Sipas raportit të fundit, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) pritet të rritet me 3.6% në vitin 2025 dhe 3.5% në vitin 2026, me mbështetje kryesisht nga sektori i turizmit, fluksi i qëndrueshëm i Investimeve të Huaja Direkte në energji dhe turizëm, si dhe nga normat më të larta të pjesëmarrjes në tregun e punës.

Vetëm gjatë muajit të parë të vitit, Shqipëria priti mbi gjysmë milioni vizitorë të huaj, ndërsa niveli i papunësisë pritet të ulet në 8.3% në fund të vitit 2025.

Raporti i borxhit ndaj PBB-së parashikohet të ulet në rreth 51% në vitin 2027, nga 52.6% e vlerësuar për vitin 2025, për shkak të rritjes ekonomike dhe politikave të kujdesshme fiskale. Moody’s thekson se deficiti fiskal do të jetë 1.8% e PBB-së në vitin 2025, duke mbetur nën objektivin qeveritar prej 2.4%.

Perspektiva “e qëndrueshme” reflekton balancimin e rreziqeve pozitive dhe negative për vlerësimin “Ba3”, duke marrë parasysh vazhdimin gradual të reformave për anëtarësimin në Bashkimi Evropian dhe kontrollin e risqeve të likuiditetit qeveritar dhe sektorit bankar.

Ky rikonfirmim është një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë dhe mbështet objektivat afatgjata të Shqipërisë drejt integrimit evropian, duke reflektuar stabilitetin e ekonomisë dhe përparimin e reformave strukturore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat