Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, USS Gerald R. Ford, ka mbërritur në Split, pas një misioni të gjatë në Lindjen e Mesme, ku ka luajtur rol kyç në operacionet ushtarake.
Sipas një deklarate të ambasadës amerikane, anija mbërriti të shtunën në port si pjesë e një vizite të planifikuar dhe për kryerjen e mirëmbajtjes. ()
Aeroplanmbajtësja ishte larguar më herët nga një bazë detare në Kretë, ku kishte qëndruar për riparime pas një zjarri në bord që shkaktoi të plagosur dhe dëme në hapësirat e ekuipazhit. ()
Gjatë vizitës në Kroaci, anija pritet të presë zyrtarë vendas dhe përfaqësues të lartë, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kroacisë.
USS Gerald R. Ford ka qenë e angazhuar për muaj të tërë në operacione ushtarake në Lindjen e Mesme, në kuadër të fushatës ajrore të Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit, së bashku me aeroplanmbajtësen tjetër, USS Abraham Lincoln.
Largimi i saj nga rajoni krijon një boshllëk të përkohshëm për forcat amerikane, ndërsa anija hyn në fazë mirëmbajtjeje pas një dislokimi të gjatë prej rreth nëntë muajsh.
Gjatë këtij misioni, aeroplanmbajtësja ka operuar jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në Karaibe, ku ka marrë pjesë në operacione kundër trafikut të drogës dhe në ndalimin e anijeve të sanksionuara.
USS Gerald R. Ford konsiderohet anija më e avancuar e marinës amerikane, e pajisur me dhjetëra avionë luftarakë dhe teknologji të avancuar ushtarake.



