back to top
24.5 C
Tirana
E hënë, 1 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetShqipëria në vigjilencë/ Antiterrori forcon kontrollin

Shqipëria në vigjilencë/ Antiterrori forcon kontrollin

Strukturat antiterror në Shqipëri kanë rritur nivelin e gatishmërisë në institucionet diplomatike në vend, si dhe pranë kampit të MEK, pas paralajmërimit të bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara për një rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin.

Raportohet se masat e shtuara të sigurisë përfshijnë monitorim më të lartë dhe koordinim të shtuar mes strukturave ligjzbatuese, veçanërisht në objektet që konsiderohen sensitive.

Ky zhvillim vjen një ditë pasi Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë objektiva të caktuara në Shqipëri, në kuadër të tensioneve më të gjera në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, autoritetet shqiptare përpiqen të qetësojnë situatën. Agjencia për Media dhe Informim pranë Qeverisë i tha Radios Evropa e Lirë se institucionet ligjzbatuese nuk kanë asnjë informacion konkret apo shqetësues që të konfirmojë një kërcënim real.

Edhe më herët, përfaqësues të qeverisë kanë theksuar se Shqipëria është në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe se çdo paralajmërim trajtohet me seriozitet, por pa krijuar panik te qytetarët.

Autoritetet theksojnë se masat janë parandaluese dhe në kuadër të procedurave standarde të sigurisë, ndërsa situata në vend vijon të jetë nën kontroll.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat