back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 2 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaDosja "Partizani"/ Rama në listën e dëshmitarëve

Dosja “Partizani”/ Rama në listën e dëshmitarëve

Në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të enjte ndaj Sali Berisha dhe të pandehurve të tjerë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti kundërshtimet e saj ndaj një sërë kërkesash për prova të paraqitura nga mbrojtja.

Gjatë shqyrtimit, SPAK theksoi se nuk jemi në kushtet e rasteve të mëparshme për ndryshim të akuzës ndaj Andia Pustina, duke nënvizuar se nuk ekziston arsye për pushimin e akuzës ndaj saj.

Për sa i përket kërkesave të paraqitura nga Fatmir Bektashi dhe shoqëria “Kontakt”, Prokuroria u shpreh dakord për thirrjen e dëshmitarëve, ndërsa për ekspertimet kërkoi saktësime të mëtejshme.

SPAK sqaroi se ekspertiza kontabël do të bazohet mbi provat e paraqitura nga Prokuroria, duke i njohur të drejtën të pandehurve që ta kundërshtojnë apo të kërkojnë ripërsëritjen e saj në rast mospajtimi.

Nga ana tjetër, Prokuroria kërkoi që kërkesat për papërdorueshmëri apo paligjshmëri të provave të rrëzohen dhe të mos merren në konsideratë nga gjykata.

Sa i takon kërkesës së Sali Berisha për të thirrur si dëshmitar Kryeministrin Edi Rama, SPAK theksoi se vendimi përfundimtar i mbetet në dorë gjykatës.Dosja

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat