back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 2 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Ke vrarë 26 veta”/ Akuza ndaj Fatmir Mediut për tragjedinë e Gërdecit

“Ke vrarë 26 veta”/ Akuza ndaj Fatmir Mediut për tragjedinë e Gërdecit

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, pas deklaratave të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara se Shqipëria mund të jetë e kërcënuar nga grupe të lidhura me Iranin.

Gjatë diskutimeve në sallë, tensionet u rritën sidomos mes kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputetit Fatmir Mediu.

Në një moment të ashpër përplasjeje, Balla i kërkoi Mediut të japë llogari para drejtësisë për tragjedinë e Shpërthimi i Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona.

“Jep hesap para drejtësisë, mos më hajde këtu fare! Ti shko jep hesap para drejtësisë, ke vrarë 26 veta. Na bën si përfaqësues i amerikanëve ka 20 vjet”, iu drejtua Balla, ndërsa Mediu reagoi duke thënë: “Boll o boll”.

Më herët gjatë seancës, Fatmir Mediu kishte kërkuar mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke e konsideruar serioz paralajmërimin e Ambasadës Amerikane për një rrezik të mundshëm nga Irani.

Debatet në Kuvend pasqyruan ndarjen e qëndrimeve mes palëve politike, ku opozita kërkon masa më të forta dhe transparencë, ndërsa mazhoranca bën thirrje për qetësi dhe shmangie të panikut.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat