back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaDetaje nga aksioni Call Center-ave/ Zbulohet pronari

Detaje nga aksioni Call Center-ave/ Zbulohet pronari

SPAK, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ka finalizuar një operacion kundër një rrjeti call center-ash mashtrues që vepronin në Tiranë.

Aksioni është zhvilluar pas një hetimi disa mujor, i nisur mbi bazën e sinjalizimeve nga pala franceze. Gjatë operacionit është goditur një call center që funksiononte pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Burime bëjnë me dije se pronar i subjektit dyshohet të jetë shtetasi Gentian P.

Në kuadër të hetimeve, AMP ka ndaluar edhe një punonjës policie. Ai rezulton të jetë August Berberi, me detyrë agjent në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë. Po ashtu, ndaj tij është ushtruar kontroll edhe në banesë nga agjentët e BKH-së.

Ky është rasti i dytë brenda një jave ku goditen call center-a mashtrues në kryeqytet. Më herët, më 14 prill, një tjetër operacion i ngjashëm çoi në lëshimin e 7 urdhër-arresteve dhe vendosjen e masave të ndalimit të daljes jashtë vendit për disa persona të përfshirë në skemë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat