back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaLëvizje të forta në polici/ Hita shkarkon drejtorin e Operacionales

Lëvizje të forta në polici/ Hita shkarkon drejtorin e Operacionales

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka nisur një valë ndryshimesh në strukturat drejtuese të policisë.

Burime bëjnë me dije se Hita ka larguar nga detyra drejtorin e Operacionales, Melsi Koçi. Ky sektor konsiderohet një nga më të rëndësishmit në strukturën e Policisë së Shtetit.

Në krye të Operacionales pritet të emërohet Alban Dautaj, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Antiterrorit.

Paralelisht, drejtori i përgjithshëm ka firmosur edhe urdhra për ndryshime të tjera në strukturë, që përfshijnë nëndrejtorë qarqesh dhe shefa komisariatesh. Sipas burimeve, këto lëvizje pritet të bëhen publike në mënyrë të detajuar gjatë ditës së nesërme dhe në vijim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat