Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka reaguar ashpër ndaj ish-koleges së tij Grida Duma, pas intervistës që kjo e fundit zhvilloi me ish-drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj.
Duma, e cila tashmë është në rolin e moderatores televizive, intervistoi pak ditë më parë Karçanajn në një emision televiziv, ku ish-zyrtarja hodhi poshtë akuzat ndaj saj dhe deklaroi se është e pafajshme.
Intervista ka sjellë reagime të forta politike dhe mediatike, ndërsa Flamur Noka e ka sulmuar publikisht Grida Dumën për mënyrën e trajtimit të intervistës.
Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Noka e ka cilësuar ish-deputeten demokrate si “lavatriçe korrupsioni”, duke lënë të kuptohet se sipas tij emisioni ka shërbyer për rehabilitimin publik të Karçanajt.
Deklarata e Nokës vjen në një moment kur intervista e Mirlinda Karçanajt ka hapur debat mbi rolin e medias dhe mënyrën se si figurat publike në qendër të akuzave apo hetimeve paraqiten në ekranet televizive.



