back to top
26.5 C
Tirana
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaNën hetim për dosjen “Veliaj”/ Si po tenton Klotilda Bushka t’i shpëtojë...

Nën hetim për dosjen “Veliaj”/ Si po tenton Klotilda Bushka t’i shpëtojë SPAK-ut?

Ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka është paraqitur mesditën e kësaj të enjteje në ambientet e Struktures se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku po vijojnë hetimet ndaj saj në kuadër të dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Bushka, e cila ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, mësohet se ka kërkuar ndarjen e dosjes së saj nga pjesa tjetër e procedimit penal, duke pretenduar se tashmë nuk mban më funksion publik dhe nuk është më deputete apo zyrtare e lartë shtetërore.

Përmes kërkesës drejtuar Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ish-deputetja socialiste ka kërkuar që çështja ndaj saj të mos hetohet më nga SPAK, por të delegohet në Prokurorinë e Tiranës, me argumentin se nuk përfshihet më në subjektet që hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

Megjithatë, burime juridike theksojnë se hetimet ndaj Bushkës kanë nisur në kohën kur ajo ushtronte funksionin e deputetes dhe se veprat penale për të cilat po hetohet lidhen pikërisht me periudhën kur mbante detyrë publike. Kjo është edhe arsyeja pse SPAK ka ruajtur kompetencën për vijimin e hetimeve ndaj saj.

Paraqitja e Bushkës në SPAK vjen në një moment kur dosja ndaj Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tij vijon të zgjerohet, ndërsa organi i akuzës po heton një sërë veprash penale që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat