Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Një nga momentet më prekëse të protestës së zhvilluar në Tiranë ishte fjalimi i nënës së Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht pranë shkollës së tij në kryeqytet.
Para qytetarëve të mbledhur përpara Kryeministrisë, ajo bëri thirrje për më shumë siguri dhe drejtësi për fëmijët shqiptarë, ndërsa kujtoi dhimbjen e humbjes së të birit.
“Mendova të bashkohem me ju për fëmijën tim dhe fëmijët shqiptarë kudo që janë. Duam siguri! E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më. Jo nga paedukata, por nga pakujdesia e këtyre që kanë degraduar arsimin, shëndetësinë e të gjitha me radhë”, u shpreh ajo.
Nëna e Martin Canit tha se prej 18 muajsh vijon të protestojë në kërkim të drejtësisë dhe u shpreh e emocionuar nga pjesëmarrja e të rinjve në protestën e kësaj të shtune.
“Kam 18 muaj që protestoj dhe më mbushet zemra teksa shoh Tiranën të mbushur me rini. Duam drejtësi dhe rend nëpër gjykata, duam drejtësi!”, deklaroi ajo.
Mes duartrokitjeve të protestuesve, nëna e 14-vjeçarit ngriti akuza ndaj qeverisë, duke kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi për humbjen e djalit të saj.
Fjalimi i saj u prit me ovacione nga të pranishmit, ndërsa u shndërrua në një nga momentet më emocionale të protestës së zhvilluar në kryeqytet.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



