back to top
23.4 C
Tirana
E hënë, 13 Korrik, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialePse u mbush sheshi me këpucë?/ Mesazhi i aktivistëve për emigrimin

Pse u mbush sheshi me këpucë?/ Mesazhi i aktivistëve për emigrimin

Protestës së zhvilluar para Kryeministrisë iu bashkuan edhe banorë dhe aktivistë nga Rrjolli i Lezhës, të cilët vetëm pak orë më parë hoqën gardhin dhe telat me gjemba në zonë.

Gjatë fjalës së saj, një prej aktivisteve tha se protesta për mbrojtjen e Rrjollit është pjesë e një beteje më të gjerë për t’i rikthyer dinjitetin vendit dhe për t’i dhënë fund tranzicionit.

“Ne po vazhdojmë një betejë madhështore për t’i rikthyer dinjitetin Shqipërisë dhe për t’i dhënë fund tranzicionit. Unë vij nga Rrjolli, arritëm një fitore të vogël, çliruam një pjesë të Rrjollit dhe hoqëm telat me gjemba, por nëse nuk çlirojmë Shqipërinë nuk kemi fituar”, u shpreh ajo.

Aktivistja u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar përtej ndasive, duke theksuar se vetëm së bashku mund të arrihen ndryshimet e kërkuara.

Në shenjë simbolike, protestuesit sollën para Kryeministrisë një pjesë të gardhit të hequr në Rrjoll, për të përcjellë, sipas tyre, mesazhin se “nuk ka gardh që ndan shqiptarët”.

“Kemi sjellë një pjesë nga gardhi në Rrjoll që ata të kuptojnë se nuk ka gardh që ndan shqiptarët”, deklaroi aktivistja.

Ajo prezantoi gjithashtu një instalacion me këpucë, kushtuar shqiptarëve që janë larguar jashtë vendit, duke i ftuar të pranishmit ta vizitojnë atë.

“Kemi sjellë këpucë nga ata që janë larguar, ju ftojmë të vizitoni instalacionin”, tha ajo.

Pjesëmarrja e banorëve dhe aktivistëve nga Rrjolli i dha protestës një tjetër simbolikë, duke e lidhur kauzën e tyre lokale me kërkesat më të gjera të qytetarëve të mbledhur në kryeqytet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat